LG nxjerr në treg ekranin e pathyeshëm të celularit
Seul, 9 tetor - Marka e celularëve LG do të hedhë në treg muajin e ardhshëm celularin LG me ekran të pathyeshëm.
Ekrani është i përbërë nga substrakte plastike të bashkangjitura në një pajisje të lakuar, dhe pritet të dalë muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut, nga firma e telefonëve G Flex.
Ekrani me 6 inç, do të jetë ekrani i parë fleksibël për smartphones dhe tablets si dhe do të ketë një bateri të veçantë të lakuar, e cila do ti përshtatet çdolloj pajisjeje të lakuar.