14 Janar 2025

LG me telefon me ekran të lakuar G Flex

Seul, 7 janar - Telefoni i parë i LG-ës me ekran të lakuar, LG G Flex, pati disa probleme, si ekrani me rezolucion të ulët, mungesa e kartës microSD dhe ishte shumë i madh për t’u mbajtur me një dorë.

Pasardhësi i tij i shumëpritur u prezantua nga LG në konferencën për shtyp në CES 2015. LG G Flex 2 përmban ekran të lakuar 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë, i cili mbrohet nga xhami Gorilla Glass 3.

Ai fuqizohet nga procesori Snapdragon 810 SoC me 2GB RAM dhe 16/32 GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. 

Pajisja e lakuar përmban lidhjen LTE Cat 6, do të vijë me sistemin operativ Android Lollipop dhe do të ketë një bateri të palëvizshme me kapacitet 3,000mAh.

 Veçoritë e tjera janë të ngjashme me telefonin inteligjent LG G3, vetëm se LG G Flex 2 ka edhe lazerin me vetë-fokusim tek kamera e pasme.

Kasa e pasme është bërë me plastikë të mirë, dhe LG pretendon se do t’i hiqen gërvishtjet për 10 sekonda, në temperaturën e dhomës.

LG G Flex 2 do të dalë fillimisht në shitje në Korenë e Jugut dhe me vonë do të dalë edhe në tregje të tjera.

Çmimi nuk është bërë i ditur akoma, por duke pasur parasysh veçoritë e tij, mendojmë se do të kushtojë shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)