LG LM9600, ekspozohet në panairin e Las Vegasit
Las Vegas, 16 janar - LG LM9600 është ekspozuar në CES 2012 të Las Vegas me një pritshmëri shumë të madhe të publikut prezent, në një stendë prej 2 mijë metrash katrorë.
Mund të njihet si televizori HD me bordin e ekranit thuajse të paperceptueshëm, pasi është vetëm 1 milimetër.
Siç mund të vihet re në imazhin ilustrues bordura e televizorit është pothuajse inekzistente.
Ekrani ka një madhësi prej 55 polësh dhe pas pikselave fshihen substanca Nano LED që janë të shpërndara në të gjithë sipërfaqen, për një efekt të ngrohtë dhe një konsum energjetik të reduktuar në mënyrë drastike.
Megjithatë duhet thënë se ky televizor nuk ishte surpriza e vetme e LG në CES 2012 të Las Vegas, pasi padyshim figurën më të madhe e ka bërë monstruozi 3D HD TV me një madhësi prej 84 polësh dhe rezolucion 4k HD me një Definicion Ultra prej 3840x2160 piksel.