24 Dhjetor 2024

Lenovo, prodhuesi më i madh i kompjuterave personal

Pekin, 12 tetor - Lenovo ka prodhuar më shumë kompjuterë në të gjithë botën në periudhën Korrik-Shtator 2012 se çdo kompani tjetër duke ia kaluar kështu në shitje edhe HP.

Në raportin e tremujorit në industrinë e harduereve kompjuterikë, Gartner pretendon ka prodhuar 13.767.976 njësi në tremujorin e fundit, kundrejt numrit të HP-së që është 13.550.761 njësi, shkruan Krokodili.com. 

Në përgjithësi, kompanitë e kompjuterëve prodhuan 87.500.000 njësi në tremujorin e tretë, një ulje prej 8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Një firmë rivale kërkimore, IDC, shfaq ende HP-në në vend të parë në mbarë botën me 13.946.000 njësi për tremujorin e tretë, pak më shumë se Lenovo me 13.824.000 njësi.

Gartner dhe IDC tregojnë se HP-ja është ende mbreti i kompjuterëve në SHBA, ku Gartner pretendon se HP-ja ka prodhuar 4.141.926 njësi në tremujorin e tretë.

Dell ishte e dyta në SHBA, ndjekur nga Apple. Lenovo është i katërti në tregun e kompjuterëve në SHBA me vetëm 1.357.882 njësi në tremujorin e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)