25 Dhjetor 2024

Lenovo pritet të sjell një risi të re te celularët

Pekin, 13 mars - Lenovo K900 do të jetë një tjetër risi interesante në fushën e pajisjeve të e komunikimit telefonik.

Lenovo na bën të ditur se telefoni i saj inteligjent Lenovo K900 do të jetë pajisja e parë e këtij lloji me procesor Intel, përveç një ekrani me prekje që kanë shumica e telefonave të tjerë HD.

Një tjetër pikë interesante dhe përshtypjelënëse është dhe kamera 13 megapixel në pjesën e pasme me sensor Exmor Sony BSI me lente F1.8.

Prodhimi i Lenovo K900 ka filluar tashmë dhe lançimi i tij pritet të ndodhë diku nga prilli.

Në fakt, telefoni Lenovo K900 mund të ketë nderin të jetë pajisja e parë që do të dalë në treg me procesor dual-core 2GHz.

Mendohet se telefoni do të kushtojë rreth $483, vjen me një ekran 5.5-inç 1080p, një kamerë 13 megapikselë në pjesën e pasme, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, microSD për zgjerimin e memories dhe Android 4.2 Jelly Bean si sistem operativ, të gjithë të vendosur në një skelet vetëm 6.9mm të trashë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)