Lenovo, LePad në tregun botëror në maj
Pekin, 23 shkurt - Kompania Lenovo njoftoi nxjerrjen në tregun kinez, gjatë marsit kompjuterin tablet të quajtur LePad. Në tregun botëror, LePad, do të jetë i pranishëm në muajin maj.
Kompania Lenovo është lider në tregun botëror të kompjuterve personalë. Në vitin 2005 ajo bleu shërbimet PC nga IBM, ndërsa ka qenë në vendin e dytë në botë për sasinë e shitjes së kompjuterve.
Në janar të vitit 2010, kompania Apple nxori e para Ipad-in, tipin e ri të kompjuterit tablet dhe pati sukses të madh në treg. Më vonë, disa kompani të tjera, të njohura për prodhimin e kompjuterave, si Sumsung, HP, LG etj., filluan të shfrytëzonin këtë treg potencial, duke prezantuar kompjuterat e tyre tablet.