Laptopi i ri Samsung, me energji diellore
Seul, 23 qershor - Brenda pak ditësh, kompania Samsung do ta lançojë modelin e saj të ri të laptopit-Samsung NC215S Solar Powered, i cili fillimisht do të lançohet në SHBA dhe Rusi.
Laptopi, i cili e kursen energjinë dhe furnizohet me energji diellore, më 3 korrik do të jetë në dispozicion në tregun amerikan.
Samsung NC215S duhet ti ekspozohet diellit për më shumë se dy orë, për të fituar një orë energji për punë në laptop.
Për më shumë, Samsung thotë se kur mbushet laptopi me energji, kohëzgjatja e punës me të mund të shkojë deri në 14 orë përdorimi.