Lansohet zyrtarisht Samsung Galaxy Note7
Seul, 19 gusht - Kompania e Koresë së Jugut Samsung ka bër të ditur se ka lansuar zyrtarisht Samsung Galaxy Note7 .
Sot, në deklaratën për shtyp, kompania e Koresë së Jugut Samsung njoftoi për lansimin komercial të kësaj pajisje, duke zbuluar edhe një listë të vendeve ku telefoni tashmë është në dispozicion për shitje.
Lista përfshin SHBA, Kanadanë, Meksikën, Puerto Ricon, Australinë, Zelandën e Re, Singaporin, Tajvanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Korenë, transmeton Koha.net.
Sa i përket Europës Galaxy Note7 është vendosur që të lansohet zyrtarisht më 2 shtator, përveç në disa shtete duke përfshirë Belgjikën, Holandën, Luksemburgun dhe Ukrainën ku lansimi është shtyrë.