24 Dhjetor 2024

Lansohet Strategjia e Kosovës për Teknologji Informative

Prishtinë, 27 qershor - Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK, do të organizojë sot konferencën lansuese të “Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative”.

Kjo konferencë ka për qëllim të bashkojë përfaqësuesit e institucioneve përkatëse në Kosovë, kompanitë e sektorit të IT-së dhe donatorët potencialë, për të promovuar zhvillimin e sektorit në përgjithësi si dhe zhvillimin e eksporteve të shërbimeve të TIK në veçanti, si një mundësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë drejtuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës; Z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit te Republikës se Kosovës;  Z. Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës; Z.Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik; Z. Jan Braathu, Ambasador, Ambasada Norvegjeze në Kosovë; Znj. Henriette Kötter, Përfaqësuese e Ambasadës Gjermane në Kosovë etj.

Në Konferencë do të diskutohet:

• Prezantimi i shtyllave të Strategjisë së Kosovës për Teknologjinë Informative;

• Mundësitë e financimit të zbatimit të strategjisë nga buxheti i Kosovës, sektori privat dhe donatorët potencial; dhe

• Objektivat strategjike për zhvillim të TIK-ut në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)