Lansohet raketa private për në gjithësi
Florida, 18 tetor - Kompania private amerikane, Antares, e ka lansuar një raketë me furnizime për Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë, dy vjet pasi nga një eksplodim ishte shkatërruar kapaciteti për lansim i kësaj kompanie.
Lansimi është kryer në një ishull në shtetin Virxhinia, ndryshe nga shumica e lansimeve amerikane, që kryhen në Cape Canaveral të Agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA.
Raketa e tipit, Orbital ATK Antares, me makinë të prodhimit të Rusisë, po bartë furnizime, që do të dërgohen në stacionin ndërkombëtar brenda gjashtë ditëve, kur atje të arrijë ekuipazhi i ri.
Agjencia NASA gjithnjë e më tepër po bazohet në kompanitë private për furnizim, ndërsa disa kompani kanë lëvizur me të shpejtë për të ndërmarrë operacione turistike në gjithësi.