Lansohet Platforma e Vizualizimit të të dhënave nga Pulsi Publik
Platforma do të shërbejë si bazë e hapur e të dhënave ku palët e interesuara mund të përdorin të gjitha të dhënat që janë në dispozicion.
Në ngjarje morën pjesë Përfaqësuesja e Përhershme e sapo emëruar e UNDP-së, Znj. Maria Suokko, Z. Isa Krasniqi, Udhëheqës i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përfaqësues të USAID-së, arsimit dhe shoqërisë civile.
Znj. Suoko me këtë rast tha:
“Këtë vit ne po festojmë 20 vjetorin e UNDP-së në Kosovë. Është ky një moment historik që ne do të shënojmë gjatë gjithë vitit me një seri ngjarjesh.
Një nga ato ngjarje është kjo e sotmja, lansimi i Platformës për Vizualizimin e të dhënave të Pulsit Publik. Besoj se të gjithë ju jeni keni dëgjuar për Pulsin Publik i cili matë se si njerëzit i perceptojnë ndryshimet në Kosovë - për shembull, në lidhje me demokratizimin, zhvillimin ekonomik dhe drejtimin politik.
Ne besojmë se kjo platformë do të jetë e dobishme për ju - qofshit studiues, gazetar, ose vetëm të interesuar në atë se si njerëzit i perceptojnë çështjet kryesore të zhvillimit në Kosovë. Është një bazë e hapur e të dhënave dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë të interesuarit.
Pronësia e këtyre të dhënave do të transferohet në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Ne besojmë se këto të dhëna do të jenë të dobishme për hartuesit e politikave si reflektim i perceptimeve të qytetarëve.
Të dhënat mund të përdoren për forcimin e planifikimit dhe vendimmarrjes bazuar në dëshmi. Të dhënat mund të ndahen sipas gjinisë, rajonit, përkatësisë etnike dhe moshës.