23 Dhjetor 2024

Lansohet platforma digjitale për pjesëmarrje publike

Prishtinë, 22 nëntor - Sot në Komunën e Prishtinës, Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi, së Bashku me Kryetarin Shpend Ahmeti dhe Drejtorin e departamentit të demokratizimit, të Misionit të OSBE-së në Kosovë,  Christopher Tuetsch bënë lansimin e Platformës Digjitale për Pjesëmarrje Publike.

\"Kjo platformë është pilot projekt, i cili është krijuar me ndihmën e OSBE-së  dhe iu ofron qytetarëve qasje online dhe mundësi për propozimet e projekteve për lagjet e tyre, si dhe votimin e qytetarëve të kësaj lagjeje për projektet e propozuara\", tha Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi.

Ndërkaq, Kryetari, Shpend Ahmeti, duke i përmendur mbi 50 dëgjime publike gjatë vitit, lagje më lagje, tha se kjo mënyrë e komunikimit do të jetë mundësi shtesë për qytetarët që të propozojnë, ankohen dhe të votojnë për projektet e lagjeve. \"Kjo e rrit transparencën dhe e obligon Komunën që të mirret me kërkesat konkrete të qytetarëve dhe të planifikojë buxhetin\", tha Ahmeti.

Në fund, Christopher Tuetsch, Drejtor i Departamentit të Demokratizimit në OSBE, shfaqi kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes OSBE-së dhe Komunës së Prishtinës e që është konkretizuar në projekte siç është edhe lansimi i kësaj platforme.

Ai tha se kjo organizatë do të ndihmojë të gjitha projektet e inkuadrimit të publikut në pjesëmarrje aktive dhe në proceset vendimarrëse nga autoritetet lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)