21 Dhjetor 2024

Lansohet dokumentari Jo Siguria në Internet

Prishtinë, 25 qershor - Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP, Dejan Janković, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Burimet e Policisë së Kosovës, Laura Pula, Prokurore e Shtetit, Agron Ferizi, Ekspert i Sigurisë Kibernetike, dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë ndërkombëtar dhe të Kosovës u bënë bashkë në Kino Armata për të lansuar dokumentarin (Jo)Siguria në Internet.

Dokumentari, pjesë e Fushatës Kujdes në Internet, e zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe e financuar nga Ambasada Mbretërore e Norvegjisë në Kosovë, u pasua me një panel diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për të luftuar krimin kibernetik dhe adresuar sfidat në sigurinë kibernetike.

Me rritjen e përdorimit të internetit në dekadën e fundit, siguria në internet është bërë temë urgjente në gjithë botën. Mbështetja e shtuar në internet dhe shërbime online gjatë pandemisë COVID-19 ka nxjerrë posaçërisht në pah rëndësinë e përdorimit të sigurt të internetit për të gjithë.

Dokumentari "(Jo)Siguria në Internet" bëri bashkë njerëzit e përfshirë në avancimin e sigurisë kibernetike qoftë si ekspertë, anëtarë të shoqërisë civile, përdorues të internetit, ose si përfaqësues të Policisë dhe Prokurorisë, për të shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me sigurinë e internetit në Kosovë dhe për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë çështje urgjente për të gjithë individët e pranishëm në sferën dixhitale.

“Pandemia COVID-19 jo vetëm që ka ndryshuar tërësisht jetën tonë të rregullt - por gjithashtu ka rritur ndjeshëm gjurmën tonë dixhitale. Pandemia ka shtyrë qeveritë të eksplorojnë mundësi të reja të ofruara nga dixhitalizimi dhe teknologjia - si një mënyrë për të vazhduar adresimin e nevojave të njerëzve dhe për t'iu përgjigjur krizës."

"Gjurma e rritur dixhitale do të thot gjithashtu ekspozim të shtuar ndaj kërcënimeve kibernetike. Përderisa po rritet numri i transaksioneve, ndërveprimeve dhe funksioneve në internet, hapësira për sulme kibernetike është ngritje. Për të shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga dixhitalizimi, ne duhet t'i kushtojmë vëmendje të njëjtë mbrojtjes sone nga këto kërcënime duke forcuar praktikat tona të mbrojtjes kibernetike ", theksoi Maria Suokko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP -së në fjalën e saj të hapjes.

Rekomandimet kryesore që dolën nga diskutimi në panel:

Raportimi i hershëm i çdo krimi kibernetik të dyshimtë (përfshirë ngacmimin në internet ose abuzimin seksual) është jetik! Telefononi në numrin pa pagesë 192 ose vizitoni stacionin më të afërt të policisë!

Ekziston nevoja për fushata sensibilizuese që edukojnë gratë dhe vajzat rreth dhunës kibernetike, të drejtat e tyre ligjore dhe shërbimet mbështetëse të disponueshme.

Nevojiten sanksione më efektive. Ligjet, si dhe vullneti dhe aftësia e gjykatave dhe sistemeve juridike do të zbatojnë pajtueshmërinë dhe pasojat ndëshkimore për autorët e krimit.

Eshtë e rëndësishme të nxitet një kulturë e sigurisë kibernetike dhe e sigurisë. Forcimi i partneritetit privat-publik si një instrument i bashkëpunimit dhe një metodë për të kombinuar më të mirën e të dy botëve është thelbësore për rritjen e rezistencës kibernetike.

Mbështetja e shkathët operacionale duhet të fuqizohet. Ndërsa organizatat e krimit kibernetik janë të shpejtë dhe gjithmonë ndryshojnë metodat e tyre, policia dhe zbatimi i ligjit duhet të jenë të pajisura në mënyrë të barabartë për të qenë të shkathët për të ekzekutuar veprimet.

Përmirësimi i aftësive hetimore të krimit kibernetik është shumë i rëndësishëm. Kjo duhet të jetë thelbësore së bashku me parandalimin dhe ndërgjegjësimin - një program që fillon në universitete dhe kalon përmes industrisë në vend.

Kosova ka infrastrukturën dixhitale më të përparuar në rajon për sa i përket mbulimit, me 89% depërtim në internet dhe një potencial të madh për transformim dixhital të suksesshëm. Tani vonë, UNDP ka lansuar një Vlerësim të Gatishmërisë Dixhitale në konsultim me një gamë të gjerë partnerësh me qëllim që të mbështesë Kosovën në transformimin e përgjithshëm dixhital.

Gjatë gjithë pandemisë, UNDP ka mbështetur drejtpërdrejt nevojat institucionale për përmirësim të komunikimit, shkëmbim të informacionit, koordinimit dhe ndërhyrjeve praktike.

Ndërsa nuk ka një Objektiv specifik Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) për të adresuar krimin kibernetik, ky mund të shihet si një pengesë për arritjen e një numri synimesh të OZhQ-ve si ato nën Objektivin 16 ("Paqja, Drejtësia dhe Institucionet e Forta"), të cilat adresojnë dhunën dhe format e tjera të krimit si korrupsioni dhe trafikimi i armëve.

UNDP në Kosovë iu është bashkëngjitur përpjekjeve globale për të identifikuar në mënyrë aktive qasjet inovative dhe partneritetin për të arritur OZhQ-të dhe Agjendën 2030.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)