Lansohet baza e të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacioni mobil
Prishtinë, 30 nëntor - Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në partneritet me Zyrën e Kryeministrit lansojnë bazën e të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionin mobil.
USAID në partneritet me Zyrën e Kryeministrit ka zhvilluar bazën e të dhënave të Gazetës Zyrtare, një bazë e plotë e të dhënave ligjore e cila pëmban të gjithë legjislacionin primar dhe sekondar të miratuar në nivelin qendror dhe komunal.
Ky është një mekanizëm i rëndësishëm për ngritjen e nivelit të transparencës dhe luftës kundër korrupsionit i cili është falas për çdo kosovar.
Pasi që shumica e vizitave në bazën e të dhënave vie nga paisjet mobile programi i USAID-it Partneriteti për Zhvillim, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit ka dizajnuar aplikacionin e ri mobil që t’iu mundësojë qytetarëve qasje në këtë databazë përmes telefonave celular dhe tabletëve.