Lansohet aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës në gjuhën shqipe
Prishtinë, 6 maj - MalMath është një aplikacion që zgjidh detyra të matematikës me përshkrim të secilit hap.
Fushat të cilat i përfshinë janë: integralet, derivatet, limitet, trigonometria, ekuacionet dhe algjebra.
Aplikacioni do ti ndihmojë studentët ta kuptojnë procesin e zgjidhjes së detyrave dhe të tjerët që kanë probleme në zgjidhjen e detyrave matematikore.
Është i dobishëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e fakulteteve të ndryshme, mësuesit dhe prindërit.
Veçoritë kryesore të MalMath-it janë: Përshkrim hap pas hapi me shpjegim të detajuar për çdo hap; Më lehtë për ta kuptuar duke theksuar hapat; Paraqitje grafike të funksioneve; Gjeneron probleme matematikore sipas kategorisë dhe nivelit të vështirësisë dhe Ruaj apo shpërndajë zgjidhjet dhe grafikët e funksionit.
Momentalisht aplikacioni përkrah gjuhët: Angleze, Gjermane, Spanjolle, Italiane, Frënge, Turke, Shqipe, Kroate dhe Arabe.
Mund të mësoni më shumë në www.malmath.com
MalMath mund ta shkarkoni Pa Pagesë në Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.malmath.apps.mm