Lansohet aplikacioni mobil Prishtina Ecë
Prishtinë, 18 shtator - Iniciativa për Histori Gojore organizon sot eventin e lansimit të aplikacionit mobil Prishtina Ecë.
Lansimit i ofron mundësi Iniciativës për Histori Gojore të shpalosë hulumtimin e saj një vjeçar dhe të prezantojë rezultatin: aplikacionin mobil Prishtina Ecë.
Aplikacioni është një hartë interaktive e cila paraqet histori individuale të qytetarëve të Prishtinës në video, audio dhe tekst të cilat mbërthejnë historinë e qytetit në njëqind vitet e fundit.
Aplikacioni mobil Prishtina Ecë është mbështetur nga “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.