03 Maj 2024

Lansohet aplikacioni Google+ për iPhone

New York, 21 korrik - Google ka lëshuar një aplikacion Google+ për iPhone-t. Aplikacioni është i disponueshëm në iTune App Store.

Google+ ju lejon të gruponi miqtë në rrathë. Në aplikacion mund të zgjidhni se nga cilët rrathë dëshironi të shihni më të rejat.

Ky aplikacion i ri Google+ përshtatet me telefonat e Apple-it që përdorin iOS 4.0 ose version më të lartë.

Google e kishte ofruar aplikacionin Google+ për telefonat Android në ditën që rrjeti social u lajmërua. Aplikacioni i ri do të funksionojë vetëm në iPhone 3G, iPhone 3GS dhe iPhone 4 të cilët përdorin iOS 4.0 ose me një rinovim(update) më të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)