23 Dhjetor 2024

Lansohen dy lojëra të telefonisë mobile për të luftuar korrupsionin

Prishtinë, 27 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara (UNDP), përmes projektit Anti-Korrupsion e në bashkëpunim me IPKO Foundation, do të zhvillojë fazën finale të ngjarjes “Game Over, Corruption”,  sot në XPortalEsports që njihet si njëri ndër lokacionet më të njohura për komunitetin e lojërave mobile.

Faza e parë e “Game Over, Corruption” është mbajtur në dhjetor të vitit 2016, e që ishte nje garë me synimin që përmes lojërave në telefona mobil, të përçojë mesazhin anti-korrupsion dhe në të njejtën kohë të angazhojë të rinjtë dhe t’i vetëdijësojë ata mbi rreziqet e korrupsionit.

Në fund të garës u zgjodhen dy ekipe fituese, që prezantuan dy konceptet më të mira, të cilat u shpërblyen me nga 4,000 Euro për t’i zhvilluar mëtutje dhe kompletuar lojërat.

Në këtë fazë përfundimtare, dy ekipet fituese do të prezantojnë konceptet e tyre dhe lojërat do të lansohen për publikun. Pjesëmarrësit në këtë ngjarje do të kenë rastin t’i testojnë dhe luajnë këto lojëra në hapësirat e XPortalEsports.

Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Andrew Russell, Kordinator i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Abetare Gojani, Menaxhere e Programit në IPKO Foundation dhe Agnesa Belegu, Drejtoreshë e Lojërave në Zombie Soup, kompani për zhvillim të aplikacioneve.

“Game Over, Corruption” është iniciativë që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Daneze e Zhvillimit (DANIDA). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)