Lamborghini prezanton telefonin 4 mijë dollarësh
Milan, 29 nëntor - Tonino Lamborghini prezanton telefonin inteligjent Antares i cili është pajisur me një ekran 4-inç i mbrojtur nga Gorilla Glass dhe një procesor quad-core 1.5 GHz.
Antares ka një kamerë 13-megapikselë në pjesën e përparme dhe një kamerë 5-megapikselë pjesën e pasme.
Në Rusi dhe Kinë telefoni i cili kushton 4 mijë dollarë pritet të dalë në treg në muajin dhjetor ndërsa në Evropë dhe SHBA ai do të dalë në pranverën e vitit të ardhshëm.