Kufizohet interneti në Guantanamo
Guantanamo, 22 maj - Autoritetet e SHBA-së kanë mbyllur në bazën ushtarako-detare amerikane Guantanamo Internetin wireless dhe kufizuan aksesin në rrjetet sociale për shkak të kërcënimit të thyerjes.
Në veçanti, është ndërprerë aksesi në Twitter dhe Facebook.
Ushtarakët kanë përmendur si arsyen e kufizimit të aksesit në Internet kërcënimin që vjen nga grupi i hakerëve Anonymous.
Më parë grupi kibernetik ndërkombëtar filloi fushatën "Operacioni Guantanamo", dedikuar ditës së 100-të të fillimit të grevës së shpallur nga të burgosurit e Guantanamos, dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të shprehet kundër ekzistencës së këtij burgu brenda tri ditëve pas 17 majit.