Krimi kibernetik kërcënimi më rrezikshëm për momentin
Bruksel, 28 shtator - Europoli njoftoi se “krimi kibernetik në këmbim të një shpërblimi” tejkaloi të gjitha format e tjera të krimit kibernetik në 2017, duke e bërë atë kërcënimin më të rrezikshëm për momentin.
"Viti i kaluar ka qenë i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh përmasat dhe gamën e sulmeve që kemi parë" tha drejtori i Europol-it Rob Wainwright gjatë publikimit të raportit vjetor të agjensisë për krimin në internet.
Wainwright përmendi sulmin kibernetik me përmasa botërore në muajin maj, i quajtur "WannaCry", i cili pengoi seriozisht operacionet e agjencive qeveritare dhe kompanive private në më shumë se 60 vende.
Hakerat sulmuan spitalet në të gjithë Britaninë dhe programi kërkonte “shpërblim” në këmbim të zhbllokimit të qasjes në sistemet e infektuara.
Zoti Wainwright tha se ndërkohë që autoritetet e zbatimit të ligjit kanë arritur të shkatërrojnë organizatat e mëdha të krimit online "përgjigja kolektive ende nuk është e mirë sa duhet" dhe "se njerëzit dhe kompanitë kudo duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur më mirë veten".