Kosova dhe Slovenia diskutojnë bashkëpunimin në fushën e inovacionit
Prishtinë, 14 mars - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimin të Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e inovacionit, si dhe për shkëmbimin e përvojave të rëndësishme për Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Ministri Beqaj, në emër të Qeverisë së Kosovës, e falënderoi ambasadorin Bertoncelj për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të Sllovenisë dhe Kosovës, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia si vend mik i ka dhënë Kosovës.
Besim Beqaj u shpreh i interesuar për mbështetje në fushën e shkëmbimit të përvojave sllovene në sektorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe marrjen e ekspertizës shumë të nevojshme nga Sllovenia si shtet anëtarë i BE-së.
“Bashkëpunimi me Slloveninë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe marrja e ekspertizës sllovene në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomik dhe transformimin e saj në ekonominë digjitale, është shumë i rëndësishëm për Kosovën, tha ministri Beqaj në takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.
Ministri Beqaj po ashtu ka thënë se Sllovenia ka shumë ekspertizë në fushën e TIK, dhe se ka marrë zotimin nga ambasadori slloven për mbështetje të pakursyer për transformimin e ekonomisë tonë në ekonomi digjitale.
â