Korea e Veriut rikthen qasjen në internet
Zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni nuk ishte i përfshirë në ndërprerjen e qasjes së internetit ndaj shtetit armik.
Kompania amerikane Dyn që monitoron infrastrukturën e internetit, tha se arsyeja për këtë ndërprerje të internetit në Korenë e Veriut nuk ishte e njohur, por e njëjta mund të jetë shkaktuar nga gabimet teknologjike ose nga një i hakerëve mbi rrjetin e internetit.
Disa zyrtarë amerikanë të afërt me hetimin e sulmit ndaj Sony Pictures thanë se qeveria amerikane nuk kishte ndërmarrë ndonjë veprim kibernetik kundër Phenianit.
Presidenti amerikan Barak Obama të premten është zotuar se shteti i tij do të përgjigjet ndaj sulmit më të madh kibernetik, për të cilin ai e fajësoi Korenë e Veriut, duke thënë se përgjigja e SHBA-ve do të bëhet në një vend, kohë dhe mënyrë që ne do ta zgjedhim, raporton Retuers.
Koreja e Veriut është një nga vendet me më së paku lidhje të internetit, dhe efektet nga ndërprerja e internetit mund të jenë minimal.