Komuna e Prizrenit shpërndan laptop e tabletë në disa shkolla
Prizren, 14 maj - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë disa shkolla të komunës së Prizrenit për t'i shpërndarë pajisjet teknologjike si laptop dhe tabletë që do të shfrytëzohen nga nxënësit për përcjellje të mësimit online, në veçanti të atyre nga familjet me gjendje të vështirë ekonomike.
Aktiviteti do të fillojë me vizitë në shkollat "Krushë e Vogël" fashti Krushë e Vogël, shkolla "Ardhmëria" në Landovicë dhe "Haziz Tola" në lagjjen Jeta e Re.