Komuna e Prishtinës lanson platformën e re digjitale "Kontratat e hapura"
Prishtinë, 15 gusht - Sot në sallën e Kuvendit komunal në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës do të prezantohet platforma e re digjitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura".
“Kontratat e Hapura” është platformë digjitale e cila e ka po këtë qëllim hapjen e Komunës për qytetarët!
Kjo platformë ju siguron të gjithë qytetarëve të dhëna të hapura sa i përket kontrateve që lidh ky institucion me të gjithë operatorët ekonomikë.
Platforma “Kontratat e hapura” iu mundëson qytetarëve të kenë casje në të dhëna të hapura sa i përket kontrateve që Komuna e Prishtinës me të gjithë operatorët ekonomikë.
Të dhënat rreth realizimit të kontratave do të paraqiten në kohë reale u mundësojnë qytetarëve që të informohen rreth statusit si: kur skadon kontrata, cili është statusi aktual apo sa është paguar operatori ekonomik.