Komuna e Prishtinës lanson aplikacionin 'përPrishtinën'
Prishtinë, 22 qershor - Komuna e Prishtinës organizon sot një konferencë për media do të prezantojë aplikacionin përPrishtinën dhe sistemin tërësisht të digjitalizuar të qendrës së thirrjeve.
Aplikacioni Prishtina Ime do tju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve, për të raportuar problemet të cilat i hasin çdo ditë sa i përket rendit komunal, ndotjes së ambientit, rrezikut për pronën publike, pengesave në komunikacion, dëmtimit të pyjeve, si dhe të ndërtimeve pa leje.
Konferenca mbahet në sallën nr 37 të objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës dhe fillon në ora 11:00.