Komuna e Prishtinës e fiton çmimin "ICT Awards"
Në kategorinë "Shërbimet Publike", çmimin e parë e fitoi Komuna e Prishtinës, për implementimin e E-Kioskut, shërbim digjital për nxjerrjen e dokumenteve personale.
Në emër të Komunës së Prishtinës, këtë çmim e pranoi Muhedin Nushi, Drejtor i Adminstratës Publike në Komunën e Prishtinës, i cili njëherësh është edhe ideatori i E-Kioskut.