Kompjuteri që mund të drejtojë një veturë
New York, 11 tetor - Hulumtuesit në Universitetin e Yale dhe Universitetin e New Yorkut kanë zbuluar superkompjuterin e bazuar në sistemin vizual të njeriut. Eugenio Culurciello, profesor i inxhinierisë elektrike në Universitetin e Yale, thotë që ky superkompjuter do të bëjë veturën që ngas veten pa shofer.
Ngulitur në një çip të vetëm, sistemi kryen më shumë se një milion operacione duke harxhuar shumë pak energji, më pak se telefoni celular.
Operacione tjera potenciale që mund të kryhen përfshinë vëzhgues lëvizës që do ti ndihmojnë jetesës, me anë të cilëve personat që rëzohen mund të kërkojnë ndihmë, dhe mund të bëhet vëzhgimi i të gjithë ushtarëve në fushëbetejë, thotë profesor Eugenio Culurciello.