Kompjuteri më i lirë në botë, vetëm 20 euro
SHBA, 9 maj - Ky është minikompjuteri personal i quajtur Rasberry Pi, i cili nuk është më i madh se një USB dhe sistemi operativ i tij ka një version të Linux-it.
Kjo paisje ka një hyrje të vetme USB që mund të përdoret për një tastierë ose mouse, një dalje monitori HDMI, kujtesë RAM 128 MB si dhe një portë për kartë memorie SD për ruajtje të dhënash.
Ky kompjuter mund të përdoret për lundrim në internet, Word, email dhe aplikacione të tjera standarte.
Kostoja e gjithë këtyre është vetëm 20 euro dhe pritet të ndihmojë studentët dhe nxënësit e shkollave që të kenë paisje funksionale në xhepin e tyre.