Kompjuteri i parë i Jobs shitet 500 mijë euro

New York, 27 nëntor - Kompjuteri i parë i realizuar nga Steve Jobs së bashku me Steve Wozniak në garazhdin e shtëpisë së prindërve të tij në vitin 1976 është shitur në një ankand në Gjermani për 640 mijë dollarë (500 mijë euro).
Apple 1 përbëhej nga një procesor prej 1 Mhz, një Ram prej 8 Kb, një skedë prej 30 chip, një tastierë dhe një display video 40 me 24 karaktere.