27 Dhjetor 2024

Kompanitë kinezë të internetit eksplorojnë tregun global

Pekin, 12 shkurt - Kompanitë kineze të internetit vijuan edhe gjatë vitit 2013 blerjet dhe bashkimet, gjë që ndikoi në shtrirjen e tyre nga tregu i brendshëm në atë global.

Qendra kërkimore e kompanisë kineze \"ZERO 2 IPO\" publikoi të martën një raport, sipas të cilit vitin e kaluar pati 317 blerje dhe bashkime të kompanive kineze të internetit, dy herë më shumë se në vitin 2012.

14 prej këtyre blerjeve dhe bashkimeve janë kryer jashtë Kinës, me një vlerë afro 2.3 miliardë dollarë.

Blerëset më të mëdha ishin tre kompanitë më të fuqishme kineze të internetit: \"Baidu\", \"Alibaba\" dhe \"Tencent\", të cilat kanë investuar jo vetëm në tregun aziatik, por edhe në Europë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut. ShBA-ja është një prej vendeve kryesore të investimeve të këtyre kompanive.

Raporti vëren që sektori kinez i internetit ka filluar të shtrihet në tregun global nëpërmjet blerjes së kompanive të huaja ose bashkimit me to.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)