22 Dhjetor 2024

Kompania private lëshon për herë të parë një sondë në hapësirë

Florida, 9 dhjetor - Një kompani private amerikane lëshoi të mërkurën sondën e parë në hapësirë.

Prova shënon një hap të  rëndësishëm për të ardhmen e fluturimeve, ndërsa agjencia amerikane e hapësirës NASA, po e nxjerr jashtë qarkullimit flotiljen e tanishme të anijeve për vajtje ardhje në hapësirë.

Kapsula u lëshua të mërkurën paradite nga qendra e fluturimeve në Kepin Kanaveral në Florida.

Ky është lëshimi i parë në kuadër të programit të NASA-s për të transportuar furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës përmes kompanive private.  Fluturimi i anijeve të NASA-s pritet të ndërpritet vitin e ardhshëm. 

Kapsula nuk do të shkojë deri në stacionin ndërkombëtar. Ajo pritet të përshkojë dy herë orbitën rreth Tokës dhe më pas të bjerë në oqeanin Paqësor.

Prova e re historike e fluturimit, përbën herën e parë që një objekt i prodhuar nga një firma private do të rihyjë në atmosferën e tokës, gjë që do të thotë që kapsula duhet të përballojë temperatura deri në 2 mijë gradë celsius. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)