Kompania Lumus nxjerr syzet kompjuter
Jerusalem, 13 janar - Teknologjia kompjuterike e avancuar po i bën gjerat gjithnjë e më të vogla dhe të transformueshme. Tashmë po flitet për krijimin e lenteve që do të përdoren si kompjuter.
Kompania e parë që ka prodhuar një të tillë është nga Lumus. Kompania izraelite e specializuar për Light-guide Optical Element (LOE) ka prodhuar PD-18-2, që janë syzet ku mund të lexohen maile dhe sms.
Ato janë syze të cilat gjithashtu mund të përdoren për të parë film apo për të luajtur pasi i japin figurës shumë ngjyra.
Syzet gjithashtu janë të lidhura me sistem GPS.