Kodak së shpejti do të falimentoj
New York, 7 janar - Eastman Kodak së shpejti do të hedhë kartat për falimentim, ose sic quhen në SHBA, Kapitullin 11. Falimentimi pritet të bëhet në javët e ardhshme.
E vetmja mënyrë që falimentimi mund të shmanget është nëse Kodak mund të shesë të gjithë koleksionin e patentave dixhitale.
Sipas gazetës Amerikane The Wall Street Journal, raportet tregojnë se Kodak është në bisedime dhe sipër me biznesmenë për të ndihmuar Kodak me 1 Miliardë dollarë gjatë procesit të falimentimit.
Wall Street Journal thotë se procesi mund të fillojë këtë muaj, ose në Shkurt.
Falimentimi i Kodak gjithsesi nuk do të thotë që Kodak do të ndalojë operacionet. Përkundrasi, kompania do të vazhdojë të gjitha operacionet.
E vetmja gjë që do të ndryshojë është se Kodak duhet të shesë 1.100 patentat e saj nëpërmjet gjykatës.
Dhe për të shmangur shitjen e patentave nëpërmjet gjykatës, Kodak po mundohet që ti shesë ato tani, pa ndërhyrjen e gjykatës.