Knowledge Graph shërbimi i ri i Google-s
New York, 18 maj - Google ka lansuar një shërbim të ri në motorin e saj të kërkimit, Knowledge Graph, me të cilin gjiganti amerikan synon që të lehtësojë zbulimin e informacioneve të reja.
Me Knowledge Graph, Google gjithashtu ka për qëllim të rris shpejtësinë e gjetjes së rezultateve, ndërsa shërbimi i saj i ri tashmë përmban më shumë se 3.5 miliardë fakte në indeksin e të dhënave.
Google Knowledge Graph është krijuar që të mundësojë kërkimin e njerëzve, lokacioneve, ose çkado tjetër që mund të gjendet në indeksin masiv të të dhënave të Google, dhe më pas përdoruesi i shërbimit të marrë informacionet më relevante për fjalën kyçe të cilën e ka kërkuar.
Shërbimi i ri i Google, Knowledge Graph tashmë është bërë publik për përdoruesit amerikan.