Kinë, radhë të gjata për iPad
Pekin, 18 shtator - Prerja më e fundit e markës, Apple, iPad po gjen një treg mjaft të madh në Kinë ku qindra vendas kanë populluar dyqanet e Pekinit duke zenë radhën për të blerë shpikjen më të fundit që vjen nga përtej kontinentit.
Apple zbret për herë të parë në Pekin me iPad edhe pse ky produkt është shitur në rrugë klandestine prej disa muajsh. Ka muaj që jetoj për këtë moment dhe nuk pres dot më shumë, shprehet një i ri në radhë.
iPad kushton nga 350-630 euro, në bazë të modeleve. Në tregjet amerikane produkti doli në muajin prill. Deri tani janë shitur 3 milionë ekzemplarë në të gjithë botën.