Kinë, prodhohen 214 milion smartfonë në pjesën e parë të vitit
Pekin, 16 shtator - Në \"Seminarin mbi Zhvillimin e Internetit 2013\", u tha se në 6-mujorin e parë të këtij viti, Kina regjistroi 1.18 miliardë përdorues të telefonisë celulare, nga ku 320 milionë e të cilëve janë përdorues të sistemit 3G, duke u shtuar me 81% në krahasim me vitin e kaluar.
Gjithashtu, në 6-mujorin e parë të këtij viti prodhimi i smartfonëve arriti në shifrën e 214 milionëve, duke u shtuar me 120%.
Një prej zyrtarëve pranë Ministrisë së Telekomunikacionit, Yu Xiaohui u shpreh se sivjet vëllimi i prodhimit të smartfonëve do të trefishohet në krahasim me atë të PC-ve.