Kinë, numri i përdoruesve të internetit mbi 500 milionë
Pekin, 30 shtator - Siç bëhet e ditur më 29 shtator nga takimi për internetin Kinë-Angli në Pekin, numri i përdoruesve të internetit në Kinë tejkalon 500 milionët, ndër të cilët, vetëm përdoruesit në fshat arrijnë në 130 milionë.
Aksesi i internetit po zhvillohet me ritme galopante në Kinë, veçanërisht faqet elektronike të rrjeteve sociale janë shumë tërheqëse dhe më se 50% e përdoruesve të internetit bëjnë shkëmbime e shpërndajnë informacione në këto faqe elektronike.
Njëkohësisht, numri i punonjësve që merren me tregtinë elektronike në Kinë është afro 2 milionë duke krijuar mbi 13 milionë vende pune.