Kinë, numri i përdoruesve të internetit arrin në 485 milionë
Pekin, 20 korrik - Deri në fund të muajit qershor, numri i përdoruesve të internetit arriti në 485 milionë, shifër kjo 27.7 milionë më shumë se në fund të vitit të kaluar.
Të dhënat i përcjell CNNIC (China Internet Network Information Center), në raportin e publikuar më 19 korrik.
Ndër përdoruesit të internetit, 65.5% e përdorin përmes celularëve, duke u bërë pjesa më e rëndësishme e tregut.