Kinë, numri i blerësve në internet rritet 50% çdo vit
Pekin, 13 janar - Qëndron në shtëpi dhe blen mallra nëpërmjet internetit. Ky komoditet ka bërë për vete gjithnjë e më shumë njerëz.
Gjatë 5 viteve të fundit, vëllimi i blerjes on line në Kinë, u rrit mbi 20 herë, ndërkohë numri i blerëseve nëpërmjet internetit kaloi 100 milionët, duke u rritur 50% çdo vit.
Vitet e fundit, tregtia elektronike në Kinë ka pasur zhvillim të shpejtë. Në mbarë vendin ka afro 20 mijë uebsite të tilla.
Deri në fund të vitit të kaluar, nga shërbimet on line janë dërguar mbi 130 milionë pako me mallra të konsumit të përditshëm dhe aparate elektroshtëpiake.
Specialistët mendojnë se tregtia on line nuk ndahet nga dërgimi i mallrave. Zhvillimi i shpejtë i tregtisë elektronike dhe kërkesat për shërbime personale, përbëjnë sfidat e mëdha për logjistikën.