Kinë, nis epoka "Mobile Social"
Pekin, 18 nëntor - Në Kinë, socializmi i internetit të lëvizshëm është bërë një prirje kryesore në treg, thotë Yu Xiaohui, kryeinxhinieri i Institutit Kërkimor të Telekomunikacionit pranë Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të dielën në Shenzhen të Kinës Jugore.
Weibo (miniblog) dhe Wechat në Kinë janë si Twitter dhe WhatsApp që përdoren kryesisht në vendet e tjera. Weibo dhe Wechat kanë përkatësisht 500 milionë dhe 400 milionë klientë të regjistruar në tregun kinez.
Me përhapjen e celularëve "smartphone", gjithnjë e më shumë njerëz në Kinë do të realizojnë lidhje sociale nëpërmjet internetit të lëvizshëm. Deri në fund të korrikut të vitit 2013, numri i përdoruesve të internetit të lëvizshëm në Kinë shënoi 820 milionë, afro 70% prej të cilëve janë me celularë.
Më e rëndësishmja është se tani Wechat po përhapet në fushën komerciale. Kur një përdorues skanon kodin e një malli me Wechat, do të dalë një link për blerjen në internet. Gjithashtu, me bashkëpunim me bankat kryesore, Wechat mund të ofrojë shërbimet e pagesës.
Inxhinieri Yu Xiaohui thotë se pagesa me aparatet e lëvizshëm do të ndryshojë krejtësisht rolin e softuerëve sociale dhe do të lindë një kornizë të re financiare që njihet si financa e internetit. "Ky do të jetë drejtimi kryesor i zhvillimit të internetit në tregun kinez," shton Yu.