Kina testoi superkompjuterin më të shpejtë
Pekin, 18 qershor - Superkompjuteri kinez Tianhe-2 shënoi një rekord të ri botëror të rendimentit të punës.
Gjatë kohës së zhvillimit të testimeve të sistemit të prodhueshmërisë makina arriti 33.86 katrilionë llogaritje në sekondë.
Tianhe-2 zhvendosi në vend të dytë në rejtingun e posaçëm \"Top 500\" kompjuterin amerikan Titan.
Rezultatet e këtij sistemi duke kaluar të njëjtat teste arritën 17.6 katrilionë llogaritje në sekondë.