Kina synon teknologjinë e 5G-së
Pekin, 2 shkurt - Operatori i rrjetiti më të gjërë të 4G-së në Kinë, China Mobile, ka filluar zhvillimin e gjeneratës së re të celularëve me internet, duke ndjekur suksesin e e 4G-së.
Kjo lëvizje tregon se kompania po mundohet të mbajë vëndin e saj udhëheqës në një mjedis me një konkurence të ashpër ndërmjet tre kompanive që ofrojnë të njëjtin shërbim në vënd.
Kompania China Mobile, i ka tejkaluar dy konkurentët e saj , China Unicom dhe China Telecom në garën e 4G-së, ku mori autorizimin në bazë të standarteve të TD-LTE për hedhjen në treg të shërbimit të ri, në fund të 2013, rreth një vit e gjysmë para dy konkurentëve të saj.
Të dhënat e kompanisë tregojnë se China Mobile kishte vetëm vitin e kaluar 90 milion abonentë të 4G-së.