Kina shet shumë smartphone
Pekin, 1 maj - Shitjet botërore të telefonave celularë smartphone janë kryesuar nga tregu kinez gjatë tremujorit të parë të vitit, sipas një studimi të Kabinetit të Kërkimeve Teknologjike, IDC.
Një total prej 281.5 milionë smartfonësh janë shitur nga kompanitë prodhuese të tyre gjatë tre muajve të para të vitit, një pjesë rekord prej 40 për qind e të cilëve kishte destinacion Kinën, sipas IDC.
Shitjet totale janë në rritje me 28,6 për qind në një vit, por në ulje me 2,8 për qind krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2013.
Ramon Llamas, një analist i IDC, theksonte gjatë një konference për shtyp se shitjet e smartfonëve pësojnë rënie të dukshme tradicionalisht në fillim të Vitit të Ri, pas shitjeve të larta gjatë periudhës së Krishtlindjeve.