Kina prodhuesja e superkompjuterit më të shpejtë në botë
Pekin, 20 qershor - Kina vijon të kryesojë klasifikimin si prodhuesja e superkompjuterit më të shpejtë në botë.
Superkompjuterët e Kinës \"Sunway TaihuLight\" dhe \"Tianhe-2\" janë renditur përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë në top listën e 500 superkompjuterëve.
\"Sunway TaihuLight\" qëndron në vend të parë qysh prej qershorit të kaluar, duke ia zënë vendin \"Tianhe-2\", që ka qenë superkompjuteri më i shpejtë në botë për tre vitet paraardhëse.
\"Sunway TaihuLigh\", me një performancë prej 93 petaflopë, u krijua i tëri me procesorë të projektuar dhe prodhuar nga Kina.
Sipas listës së këtij viti, superkompjuteri i prodhuar nga SHBA-ja \"Titan\" u rendit në vendin e katërt.