20 Prill 2025

Kina prodhon celularin e pozicionimit satelitor me saktësi të lartë

Pekin, 4 dhjetor - Kompanitë kryesore kineze të lundrimit satelitor kanë krijuar bashkërisht tipin e parë të celularit \"Beidou\" të pozicionimit satelitor me saktësi të lartë, i cili është hedhur tashmë në tregun e Shangait.

Celulari \"Beidou\" përdor gjysmëpërçuesin e pozicionimit satelitor \"Beidou\", që është prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina, duke u integruar me sistemin përforcues tokësor të \"Beidou\"-t, gjë që e bën të ketë një saktësi 0.5-0.7 metër në mjedis të hapur dhe 3-5 metra në një mjedis rrugësh urbane, një rritje e ndjeshme në krahasim me saktësinë e celularit të tanishëm (10-20m).

Krijimi i celularit \"Beidou\" me saktësi të lartë shënon një arritje të madhe të Kinës në fushën e gjysmëpërçuesve të pozicionimit me saktësi të lartë dhe të teknologjisë kyçe të pozicionimit satelitor me saktësi të lartë.

Një gjë e tillë do të thotë se celulari \"Beidou\" i pozicionimit satelitor me saktësi të lartë i Kinës do të hyjë në jetën e përditshme të njerëzve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)