22 Dhjetor 2024

Kina pranë kalimit të SHBA-së në shkencë

Pekin, 30 mars - Kina është shumë pranë kalimit të prodhimit shkencor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur sot BBC.

Pritet që kontributi që vendi i madh komunist do të japë në inovacione, shpikje dhe gjetje të reja shkencore do të jetë më i madh se i çdo vendi tjetër në botë duke nisur që prej vitit 2013.

Ky ishte përfundimi i një studimi të ri madhor të kryer nga Akademia Britanike e Shkencave, e bindur se vendi që shpiku kompastin, barutin, letrën dhe shtypshkronjën e parë do të rikthehet të dominojë shkencën e dekadave të ardhshme.

Të dhënat bazohen mbi bazën e artikujve shkencorë të publikuar në revistat e njohura shkencore të botës. Në vitin 1996, i pari i kësaj analize, nga shkencëtarët amerikanë u publikuan 292 513 artikujt, më shumë së dhjetë herë se Kina.

Në vitin 2008, publikimet amerikane ishin rritur në mbi 316 mijë, ndërsa ato kineze në mbi 184 mijë. Nëse do të ruhet ritmi aktual në përparimin shkencor të Kinës, brenda dy vitesh shkencëtarët kinezë do të jenë ata me kontributin më të madh në teknologjinë dhe inovacionet botërore.

Kina, superfuqia me rritjen më të madhe ekonomike në vitet e fundit, pritet të shndërrohet në shtetin me ekonominë më të madhe, duke lënë pas SHBA-në, në vitin 2020. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)