Kina paralajmëron Microsoft-in të mos ndërhyjë në hetime
Pekin, 5 gusht - Rregullatori kinez i tregut paralajmëroi të hënën kompaninë Microsoft të mos ndërhyjë në hetimin anti-monopol të autoriteteve pas fillimit të procedurës .
Hetuesit e Administratës Shtetërore të Industrisë dhe Tregtisë i kërkuan kompanisë t\'i bindet ligjit kinez.
Autoritetet morën ankesa vitin e kaluar se Microsoft-i shkriu në një, kodet e verifikimit për sistemin operativ Windows dhe paketën Microsoft Office, veprim ky që mund të ketë shkelur ligjin anti-monopol të Kinës.
Autoritetet thanë gjithashtu se kompania nuk kishte ofruar informacionin e nevojshëm ashtu siç e kërkon ligji, duke shkaktuar mospërputhshmërinë e softuerit. Inspektorët thanë se në hetimin e tyre mungon një sasi informacioni, pasi personali kryesor i kompanisë nuk ndodhet në Kinë.
Pavarësisht hetimit, kompania amerikane tha se produkti i saj i ri Xbox One do të hyjë në tregun kinez më 23 shtator.