Kina njofton planin për rrjetin 5G deri në vitin 2020
Pekin, 7 janar - Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë e Kinës njoftoi planet për fillimin e një rrjeti global network-u 5G në vend, në 4 vitet e ardhshëm.
Drejtori i Teknologjisë pranë kësaj ministrie, Wen Ku tha se rrjeti aktual 4G ka ndihmuar për krijimin deri në vitin 2020, të rrjetit 5 G.
\"Është me rëndësi të shprehim objektivin tonë, i cili është që komunikimi i lëvizshëm të kalojë atë të vendeve të tjera, të sjellë një përvojë të mirë për popullin tonë përmes risive shkencore, por dhe tu vijë në ndihmë njerëzve në mbarë globin për një shërbim modern të telefonisë së lëvizshme\", tha Wen.
Kina ka mbi 734 milion përdorues të rrjetit 4G, që përbëjnë rreth 60 % të të gjithë përdoruesve të telefonisë së lëvizëshme. Kina ka rrjetin më të madh 4G në botë, me rreth 2.5 milion stacione bazë transmetues, të shpërndarë në të gjithë vendin.