Kina ndalon smartfonët "Galaxy Note 7" në avion
Pekin, 27 tetor - Autoriteti i Aviacionit Civil të Kinës ka ndaluar mbajtjen e smartfonëve "Samsung Galaxy Note 7" në avionët kinezë, për shkak të rrezikut të mundshëm të një shpërthimi.
Madje këta smartfonë nuk lejohen as në valixhet e dorës së pasagjerëve.
Kjo masë pasoi shumë raste paralajmërimi dhe ndalimi nga autoritetet dhe linjat e fluturimit nga e gjitha bota për Note 7.
Autoritetet në SHBA, Kanada dhe vendet e tjera aziatike njoftuan ndalimin e Note 7 pasi disa nga këto pasjisje morën flakë ose shpërthyen si pasojë e defektit.